Në Prishtinë hapet ekspozita për puçin e Korrikut në Turqi

Instituti i themeluem nga Qeveria e Turqisë, Junus Emre ka çelë sot nji ekspozitë me foto të grusht shtetit të dështuem në Turqi.

Tue folë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, drejtori i Institutit Mehmet Ulker ka ba të ditun se janë shfaqë 52 fotografi nga nata e tentim grusht shtetit.

“Këto foto kanë randësi të madhe, sepse ato kallxojnë pasojat e grushtit të shtetit dhe tradhtinë ndaj demokracisë në Turqi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic vlerësoi përpjekjet e qytetarëve turq që me ruejt demokracinë.

“Fotot e Agjencisë Anadolu të cilat janë ekspozue këtu, përshkruejnë ngjarjet e asaj nate dhe luftën e madhe për demokraci”, tha Kilic.

a_1478021187-7244459 a1_1478021197-4361758 a3_1478021208-647397