Në Prishtinë sot protestohet kundër Vuk Jeremic

Përmes nji njoftimi për media organizatoret e protestes Jeta Berisha dhe Fatbardhë Kiqina thonë se janë krye përegaditjet finale për organizimin e kësaj proteste, që mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, nga ora 12:00.

Ato thanë se, protesta asht gjithëpërfshimëse dhe se pritet pjesëmarrje masive e popullit, kjo sepse, simbas tyne, ata e kanë mundësinë ma të mirë që, edhe nji herë mbas shumë vjetesh, t’i bashkojnë forcat kundër njeriut që e mohon pamvarësinë dhe egzistimin e shtetit tonë.

Protesta kundër Vuk Jeremic, pritet me qenë protesta e parë që ka m’i mbledh tana subjektet politike, OJQ’të dhe aktivistët e shoqnisë civile për nji kauzë të përbashkët.

Organizatoret e protestës, kanë njoftue se protesta ka me qenë tanësisht paqësore dhe nuk ka për qëllim nxitjen e urrejtjes ndaj popullit serb, por ka me qenë reagim i popullit të Kosovës ndaj kandidimit të antishqiptarit ma të madh serb për Sekretar të Përgjithshëm të OKB’s, mbasi që simbas tyne, kandidimi i tij asht fyemje për të vdekunit dhe të mbijetuemit e luftave të zhvillueme në Kosovë, Kroaci e Bosnje, nga po i njajti okupator.