Në protestën kundër Qeverisë, veteranët përplasen mes veti

Sheshi Skanderbeu, prej kohesh po i përngjan skenës teatrore.

Që nga ndërtimi i këtij sheshi e deri tash, ai u shfrytëzue nga nji numër i madh i qytetarëve për me protestue.

Kësaj radhe janë pjesëmarrësit, veteranët e invalidët e luftës që protestuen në Sheshin Skandërbe.

Ata nisën protestën e tyne para Qeverisë për me vazhdue kështu drejt Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ata shoqnoheshin nga nji numër policësh ma i madh se vetë veteranët që protestonin.

Mirëpo me të arritë te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ata tentuen me hy mbrenda saj, por u penguen nga Policia.

Nga durimi i humbun, disa prej tyne mllefin që kanë për Qeverinë e shfryen para policisë.

E derisa ishte koha e pauzës së ministrit Abrashi, Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranve të UÇK’s, tregoi arsyen e protestës.
E mbas pak minutash atyne iu premtue takimi me Ministrin, e derisa pritej ky takim, Televizioni Rrokum tentoi me marrë deklaratat e disa protestuesve, por ata u ndaluen nga Kryetari i Këshillit të Veteranve, Xhevdet Qeriqi.

Mbas këtyne përplasjeve e pritjes njiorëshe ata hynë te Ministri, i cili mbas takimit u kërkoi veteranve që me pasë durim deri në përfundimin e verifikimit të listes.
Ndërsa Qeriqi shpalosi edhe kërkesen për kriimin e komisionit për Auditim , që ministri i premtoi atij se kjo ka me ndodhë mbrenda muejit.

Megjithatë, Ministri sikur i paralajmëroi se çka ka me i gjetë veteranët kur ua rikujtoi shqetësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tejkalimin e fondit të dedikuem për ta.