Në Serbi konfiskohet nji ton mish pule me prejardhje nga Brazili që kontrabandohej nga Kosova

Doganierët në Vranjë kanë parandalue tri tentime të kontrabandës dhe kanë konfiskue gati nji ton të mishit të pulës me prejardhje nga SHBA dhe Brazili, ka njoftue Dogana e Serbisë.

Doganierët kanë parandalue tri herë të njajtin person që me kontrabandue mish më 19, 22 dhe 23 Nandor. Në të tri rastet, mishi ka qenë i msheftë nën ulëse të kerrit. Bahet fjalë për mish të bardhë dhe kaçikë nga SHBA dhe Brazili.

Automobili drejtohej nga shtetasi serb (49) nga Vranja, i cili ka thanë se mishin e ka marrë nga nji person i panjohun i kombësisë shqiptare në rrethinën e Bujanovcit, të cilin e kishte sjellë nga Kosova, kurse qëllimin e kishte që me shitë në Serbi.