“Në Serbi, urdhën-arresti kundër Thaçit asht ende në fuqi”

Në Serbi asht ende i vlefshëm urdhën-arresti për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sepse procedura kundër tij asht në vazhdim, ka thanë Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nela Kuburovic.

“Në rastin kundër Thaçit tashma ka nji vendim të formës së preme për vepër penale të terrorizmit. Mbas kësaj ka pasë zgjanim të akuzave për veprën penale të gjenocidit dhe urdhën-arresti në Serbi asht ende në fuqi, për dallim nga vendet e tjera ku Interpoli e ka ndalë këtë urdhën-arrest, kështu që nuk mundeni me e pa në sistemin e tij”, saktësoi Kuburovic, raporton B92.