Në shej të prokurorisë edhe 32 raste të tjera

lumeziii

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, paralajmëron se aksionet e kësaj jave nuk kanë me qenë të fundit sa i përket uzurpimeve të pronave publike dhe private.

Numri nji i Prokurorisë së Shtetit, në nji intervistë për KosovaPress, paralajmëroi se Prokuroria ka në shej edhe 32 raste të tjera, të cilat lidhen me vepra penale të krimit të organizuem dhe korrupsionit. Lumezi, me qëllim të mbrojtjes së hetimeve, nuk ka dasht me zbulue detaje konkrete rreth këtyre rasteve.

“Nuk mund t’ju them se cilat janë rastet tjera, por i kemi disa raste në procedurë penale dhe sapo që të sigurojmë prova për ngritjen e akteve akuzuese, na ato kemi me i ba publike nëpërmjet dërgimit të tyne në gjykata. Ju thashë se na i kemi shenjëstrue diku rreth 32 raste. Në 15 raste kemi ngritë akte akuzuese, ndërsa raste të tjera janë në fazën e hetimeve dhe nuk mundem me ju thanë se për cilat raste bahet fjalë. Ngase, ekziston rreziku se mundet me damtue hetimin, por edhe integritetin dhe dinjitetin e personave, të cilët janë në procedurë penale”, deklaron për KosovaPress kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai, po ashtu, tha se ngritja e aktakuzave të fundit në rastin e uzurpatorëve dhe ato që janë në procedurë, nuk kanë ndonji lidhje me liberalizimin e vizave. Lumezi tregon se EULEX asht në proces të hetimeve edhe të nji rasti që lidhet me privatizimin.