Në sheshin e kryeqytetit të Europës, përshëndetje naziste nga e djathta

Simpatizantët e organizatave të djathta janë mbledh në qendër të Brukselit, ndërsa policia asht detyrue me përdorë topa uji për me parandalue ndonji incident.

Qysh raportojnë mediat botnore, përcjell Rrokum TV, djathtistët janë mbledh mbasi që organizatorët e Marshit kundër frigës i kanë shty ata për shkak të arsyeve të sigurisë.

Korrespondentja e CNN’n njofton se në marsh janë pa edhe përshëndetje naziste, u hodhën petarda e u dhezen fishekzjarre.

Në sheshin e Brukselit, i cili në ditët e kalueme ka qenë vend ku janë përkujtue viktimat e sulmeve terroriste me bomba, sot janë mbledh burra të veshun me të zeza dhe me kapele, të cilët brohoritën dhe bartën flamuj kundër ISIS.

marsh marsh1 marsh2 marsh3 marsh4