Në shkollat e Kosovës mësohet se Kosova asht e Serbisë!

Pyetje të shumta iu banë sot Ministrit Arsim Bajrami, nga anëtarët e Komisionit për Arsim.
Kryetari Nait Hasani, i kërkoi llogari ministrit të Arsimi për librat e planprogramin serb, me të cilat mësojnë nxanësit e këtij komuniteti, fakt ky që u pranue edhe nga vet ministri.
Për këtë, Bajrami ia hedh fajin Qeverisë në të cilen ban pjesë, tu’ thanë se shteti nuk ka mekanizma të mjaftueshëm në kontrollin e këtyne librave.
Bajrami poashtu tregoi se çka ka ndodhë edhe me librat shqip që destinim e kishin Luginen e Preshevës.
Kurse përmbajtja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe ishte çashtja tjetër që u ngrit nga deputeti Shpejtim Bulliqi.
Në këtë mbledhje poashtu u diskutuen edhe probleme tjera, si randimi i buxhetit nga shpërndamja falas e librave për shkolim parauniversitar, ruejtja e librit, mbipesha e çantave të nxanësve, etj