Në takimet mes partive politike nuk asht diskutue për Demarkacionin, qëndrimet e tyne nuk kanë ndryshue

Në takimet mes partive politikë në vend dhe iniciuesit të këtyne takimeve Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik e të monitoruem nga ambasadorët e huej, nuk asht diskutue ende për çashtjen e Demarkacionit.

Kështu së paku deklaron vetë Naim Rashiti, si nikoqir i takimit. Ai thotë për lajmi.net se nga 6 takime sa janë mbajtë deri tash, asht tue u punue që të hartohet nji platformë për të diskutue për Demarkacionin.

“Qëndrimet e palëve për Demarkacionin nuk kanë ndryshue. Ideja jonë asht që të krijohet nji platformw ku mund të dialogohet, negociohet, për çashtjen e Demarkacionit. Nuk po dialogojmë për Demarkacionin, por për nji platformë të përbashkët për të zhvillue negociata për Demarkacionin”, ka thanë Rashiti për lajmi.net.