Në Tiranë inaugurohet “Rruga e Kosovarëve”

Komuna e Tiranës ka inagurue rrugën e “Kosovarëve”, e cila lidh Parkun e Liqenit me “Komunën e Parisit”. Të pranishëm në hapjen e rrugës për kerret dhe kambësorët ishin kryetari i Komunës së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuen kohën e shkurtë për ndërtimin e rrugës.

“Kjo rrugë asht përurue disa herë edhe nga komuna e maparshme. Por, me administratën e re gjanat i bajmë vetëm nji herë. Saga 5-vjeçare e kësaj rruge merr fund këtu. Rruga e Kosovarëve, emni i dhanë në kujtim të atyne ditëve të dhimbshme të viteve ’98-’99gjatë kohës së krizës në Kosovë, u kthye mandej në nji luftë tipike urbane mbrenda nesh, ku nuk i japim dot zgjidhje disa gjanave që në fakt qyteti i meritonte shumë kohë ma parë”, u shpreh kryetari i Tiranës Veliaj. Ai shtoi se kjo rrugë i ka dhanë mundësi kësaj lagje që të urbanizohet plotësisht dhe të rrisë vlerën e pronave përreth.

Ai tha se edhe kjo rrugë, ashtu si edhe disa punë të tjera publike të Komunës së Tiranës, janë ba me të ardhunat nga tarifat apo taksat.

252064

Shperndaje në: