Në Tiranë, takimi historik për Drejtësinë

Kryeministri Edi Rama, Fatmir Xhafaj, kreu i grupit të LSI’s Petrit Vasili mbërritën të parët në Pallatin e Kongreseve për takimin e shumëpërfolun mes opozitës dhe pozitës për reformën në drejtësi.

Lideri demokrat Lulzim Basha mbërriti pak minuta më vonë nën shoqninë e kreut të grupit parlamentar Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashit. Edhe pse u përfol për nji takim veç mes kryetarit të opozitës dhe kreut të qeverisë, tavolina e diskutimeve asht ma e gjanë.

Mbledhja zhvillohet me dyer të mbylluna në ambientet e Pallatit të Kongreseve, por i vetmi moment kur janë lejue kamerat asht ai, teksa palët janë ulë në tavolinë. Dy liderët politikë i kanë dhanë dorën njani-tjetrit, ndërsa në këtë foto nga takimi, doket se situata asht mjaft e mirë, mbasi “kundërshtarët” janë shfaqë mjaft të qeshun.