Në veri nuk zbatohen Marrëveshjet e Brukselit

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë gjetë zbatim në komunat veriore të Kosovës. Strukturat paralele atje nuk janë shpërba, liria e lëvizjes ka mbetë në pikën zero, ndërsa gjyqësia dhe arsimi funksionon me ligjet e Serbisë. Nga tana marrëveshjet e Brukselit (33), vetëm dy po zbatohen.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruem të Kufinit dhe Zgjedhjet me Sistem të Kosovës, janë ato të cilat jau mbushin xhepat serbëve me pare.

Sapo e kalon urën e Ibrit, fitohet përshtypja se ma nuk je në Kosovë.

Flamuj të shtetit të Serbisë, simbole të partive politike serbe, portrete të politikanëve serbë nëpër billborda dhe ballina të ndërtesave, shtatore dhe buste të ngrituna të “kralëve” e patriotëve serbë, madje edhe të kanxhallozëve rusë, si dhe muzika e zhurmshme serbe nëpër kafet e shumta, jo vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës, por edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, të lajnë përshtypjen se je në mes të Serbisë, diku në Shumadi, shkruen sot Gazeta “Zëri”.

Me nji fjalë, në veri asht sikurse në Serbi.