Në vizitën e tij ilegale në Kosovë, Djuric’in e shoqnojnë edhe zavendësi e ministri i Qeverisë Mustafa

Gjatë vizitës së sotme në Leposaviq, drejtorin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, e kanë shoqnue edhe zavendësi i Kryeministrit Isa Mustafës, Branimir Stojanovic dhe ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në Qeverinë Mustafa, Lubomir Maric.
Djuric u fut ilegalisht në territorin e Kosovës dhe nuk e respektoi vendimin institucioneve kosovare. Ai madje para mediave tha se “Kosova asht Serbi”.