Në zemrat e pacientëve vendosen pajisje pa afat

Klinika e Kardiologjisë në QKUK ka vendos në zemrat e pacientëve elektroda të risterilizueme mbasi u kishte skadue afati. Gjithashtu, edhe pejsmekerët e blemë nga taksapaguesit që janë afër skadimit po planifikohen me u risterilizue, të mos hidhen në mbeturina. Por, prodhuesi i pejsmekerëve “Medtronic” alarmon se ato pajisje janë për vetëm nji përdorim dhe nuk munden me u risterilizue.

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka sterilizue me qëllim që me i përdorë dhetë elektroda që vendosen në pejsmekerë (stimulues të zemrës), të cilave u ka skadue afati. Sterilizimi asht ba që ato me u përdor për me krye stimulimin kardiak tek pacientët me sëmundje zemre.

Dhetë nga 19 elektrodat janë sterilizue, kurse 9 të tjera kanë mbetë që me u sterilizue në nji afat të afërt dhe edhe ato me ju vendose pacientëve që kanë probleme me zemrën.

Vlera monetare e këtyne pajisjeve që u ka skadue afati asht rreth 9 mijë euro. /Zeri