Nehat Thaçi del para Gjykatës Speciale, qe sa vjet rrezikon!

Gjykata Speciale në Berograd gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje drejtorin e Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçin.

Media serbe “Tanjug” shkruen se Thaçi me fillim nga ora 11:00, ka pasë me dalë para Gjykatës Speciale në Beograd.

Ndërsa simbas konfirmimit nga ky medium në Prokurorinë e Naltë në Nish, juridiksioni mbi këtë rast ka pohue ndjekjen e tij për krim të organizuem.

Thaçi asht i dyshuem për veprën penale të terrorizmit, për të cilën gja simbas raportimeve mundet me u denue deri në 15 vjet burgim.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Thaçi, asht arrestue me 29 Shtator dhe i asht caktue masa e paraburgimit në burgun e Nishit për 31 ditë.