Nehat Thaçi mbërrin në Merdare

Në pikën e kalimit kufitar në Merdare sapo ka mbërri drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Në pritje të tij, ka dalë ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“I uroj mirëseardhje nënkolonelit Nehat Thaçi, i cili pa të drejtë qëndroi në Serbi për aq shumë kohë”, ka thanë Hoxhaj.