Nehat Thaçi mbetet në burgun serb, e refuzon edhe Gjykata Speciale

Edhe Gjykata Speciale në Beograd ka refuzue kerkesën për anulimin e arrestit të Drejtorit Rajonal të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Gjykata serbe ka vendos që Thaçi me qendrue në burg, edhe pse Kuvendi i Kosovës miratoi nji rezolutë, në të cilën i kërkohej Serbisë me lirue menjiherë Thaçin.

“Me vendimin e gjyqtarit për procedurë paraprake më 13 Tetor asht refuzue propozimi i palës mbrojtëse e të pandehunit për përfundimin e arrestimit”, ka thanë zadhanësja e kësaj Gjykate, Tanja Koljensic për mediat serbe.

Nji gjykatë në qytetin e Nishit në Serbinë jugore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Gjykata në Nish tha se masa e paraburgimit u vendos për shkak të “rrezikut të ikjes nga drejtësia”.

Thaçi asht arrestue me datën 28 Shtator, me vendim të Gjykatës së Naltë në Nish, që simbas tyne kishte nji fletarrest të lëshuem në vitin 2010.