Nenad Rasic, deklaratë interesante për Kishën n’oborrin e UP’s

Ma në fund edhe komuniteti serb ka dhanë mendim rreth Kishës ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Deputeti nga radhët e komunitetit serb në Kosovë, Nenad Rasic, po konsideron se debati për kishën në oborrin e UP’s, asht i ngutshëm dhe i tepruem.

Rasic, ka thanë se i tanë debati për këtë kishë asht i panevojshëm dhe se të deklarimet publike si për funksionalizimin e saj, si për rrximin e saj janë të ngutshme.

Rasic ka thanë se tema asht politizue nga të dyja anët, dhe të dy ato e kanë teprue dhe janë fajtorë për gjithë këtë proces, mbasi që qëllimi nuk ka qenë të politizohet kjo temë, por vetë të bahet mirëmbajtja.