Nënkryetari i AAK’s e ‘godet’ fort Vetëvendosjen!

Nënkryetari i AAK’s, Ardian Gjini e konsideron tepër tragjike faktin se individ dhe grupe të caktueme po promovojnë bindje antishtetnore për Kosovën, që simbas tij janë bindje që i japin të drejtë Serbisë karshi shtetit kosovar.

“Ma shumë se tridhjetë vjet, ma shumë se nji gjeneratë, kemi punue që së pari ta bindim vetveten e pastaj edhe gjithë botën se e kemi edhe vullnetin edhe mundësitë që të funksionojmë si shtet i pavarur dhe sovran. Tridhjetë vjet, Serbia ka provue të na bind neve (me dhunë) dhe gjithë botën (me rrena propagandistike) se ndoshta e kemi vullnetin por se nuk do të mund të funksionojmë”, ka shkrue Gjini në Facebook.

“Unë e shoh si tragjedi faktin se ka shqiptarë të Kosovës, që mbas shpalljes së pamvarësisë, provojnë të na bindin edhe neve edhe botën se,… Serbia paska pasë të drejtë”, shkruen ai.

“Budallallaku brina nuk ka”, vazhdon tutje nënkryetari i AAK’së.

“Kërkoj falje por kjo histeri antishtetnore nga mbrenda ma së buti thënë asht budallallëk par excellence”, përfundon ai.

Ky reagim i Adrian Gjinit vjen mbas disa shkrimeve të disave prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistëve të saj, perfshi edhe kreun e saj Visar Ymeri, i cili ishte i pari që nisi këto polemika me nji postim të tij në Facebook ku uroi vetëm Kombëtaren e Shqipnisë në futboll tue injorue atë të Kosovës.