Nënkryetari i AAK’s, me vlerësim të naltë për Behgjet Pacollin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Gazmend Abrashi, e ka vlerësue naltë qëndrimin e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkue nga Vetëvendosje e LDK që mbrenda 10 ditësh të ofrojnë zgjidhje, ose ai ka me kqyre opcione të tjera që e largojnë vendin nga kriza aktuale.

Statusi i plotë i Abrashit:

Reflektimi i Pacollit

E vlerësoj qëndrimin e Behgjet Pacollit, i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoj ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.

Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë.

Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje.

Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara.