Nënkryetari i AP të NATO’s: E ardhmja e Kosovës asht në integrimin euro-atlantik

Nënkryetar i Asamblesë së Përgjithshme të NATO’s, Paolo Alli, ka deklarue se e ardhmënia e Kosovës asht në integrimin euroatlantik, mbasi Kosova asht stabile, edhe pse ka sfida.
Ai tha se Asambleja e NATO’s ka mbajt shumë seminare, por ky  sot asht vërtet i llojit historik, sepse këto seminare nuk kanë qenë të munduna para shumë vitesh.

“Unë besoj që ky seminar ka me ndikue në fuqizimin e arritjeve të ndërtimit të nji klime politike të mirë në Kosovë. Asambleja jonë vazhdon të jetë e hapun për shumë sfida. Parimet demokratike duhet të mbizotnojnë, rendi dhe ligji duhet të respektohen”, tha ai.

Alli, ka thanë në fjalimin e tij në samitin e NATO’s që po mbahet në Prishtinë se i ka ardh shumë keq që Shefi i ekipit negociator serb nuk ka ardh në Kosovë ashtu siç do të duhej.

“Më vjen keq që Marko Djuric nuk ka ardh në Seminar”, ka deklarue Alli.

Djuric ishte parapa me folë në Seminarin Rose Roth, që për herë të parë po mbahet në Kosovë.

Pos Djuric, në seminar pritet të flasë edhe Shefja e grupit negociator të Kosovës, Edita Tahiri.

Në takimin treditorë me fokus të veçantë, pos dialogut Kosovë-Serbi, do të flitet për perspektiven e Kosovës në lidhje me Unionin Europian dhe NATO’n.