Nënkryetari i LDK vlerëson me zero euro truallin, shtëpinë dhe banesën

Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, në deklarimin e pasunisë nuk ka tregue sa asht vlera e shtëpisë, e banesës, truallit dhe e tokës së trashëgueme.

Veliu në deklarimin e pasunisë ka tregue se ka 73 arë tokë të trashëguem por vlerën e saj e ka llogaritë me zero. Njajtë ka veprue edhe me shtëpinë, për të cilën ka deklarue se e ka që nga viti 1990, por që nuk ka tregue sa asht sipërfaqja e saj si dhe vlerën po ashtu zero.

Nënkryetari i LDK ka deklarue se e ka ble nji banesë në vitin 2008, por që vlera e saj asht zero.

Ndërsa, Veliu ka deklarue se ka ble 10 ari truall në vitin 2015, por që vlera e saj asht zero simbas deklarimit.

Këtë truall, Veliu ka deklarue se e ka ble tue marrë kredi prej 50 mijë euro në bankën NLB.

Për ma shumë klikoni KËTU.