Nënkryetari i LDK’s flet për takimet me VV

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka në plan me përfill afatin e Behgjet Pacollit, i cili ka kërkue nga Vetëvendosje e LDK të arrijnë nji marrëveshje politike për formim të institucioneve.

Nënkryetari i këtij subjekti, Agim Veliu, ka thanë se LDK nuk e ka në plan me i nis takimet me zyrtarë të Vetëvendosjes, të paktën jo në këtë fazë.

I kontaktuem nga ‘Indeksonline’, ai ka thane se konsultat munden me nisë vetëm mbasi PAN’i, kishte me deshtue në formimin e institucioneve.

“Në këtë fazë nuk e shoh të nevojshme me bisedu me nji subjekt, i cili nuk e ka të drejtën e formimit të institucioneve. Me fillu me bisedu kjo mundet me u keqkuptu. Na po luejmë rol konstruktiv. Na po i bajmë ftesë koalicionit të parë qe ka dalë me u konsultu me të gjitha partitë tjera”, ka thanë Veliu.