Nënkryetari i LDK’s ka nji mesazh për Pacollin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, iu kishte dhanë afat prej 10 ditësh Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën asht në koalicion dhe Lëvizjes Vetëvendosje, që ta bajnë me dije nëse i kanë numrat për formimin e institucioneve.

Për deklaratën e Behgjet Pacollit, ka komentue nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu. Ky i fundit, ka thanë në nji prononcim për gazetën “Bota sot”, se bisedat me Lëvizjen Vetëvendosje janë të kota, derisa koalicionit PAN t’i konsumohet e drejta e provës së parë për formimin e institucioneve.

“Na jemi në pritje mbasi na nuk jemi nji koalicion që mundemi me negociue me dikend kur tjetërkush e ka të drejtën e provës së parë. Derisa të mos konsumohet ajo e drejtë, bisedat tona janë veç të kota”, ka deklarue nënkryetari i LDK.

“Na e kemi sqarue deklaratën e Pacollit se LDK’s nuk ban t’i jep ultimatum askush, shko me këtë apo atë. Ultimatumet nuk kanë kuptim në politikë”, ka thanë Veliu