Nënkryetari i PDK’s: Oferta e Veselit, deri të Mërkurën

Oferta e Kadri Veselit për m’u tërheqe nga pozita e kandidatit për Kryetar të Kuvendit vlen vetëm deri të Mekurën. Nëse deri atëherë LAA dhe Vetëvendosje nuk e përmbushin kushtin e kryetarit të PDK’s për me votue Qeverinë Haradinaj, atëherë edhe oferta e Veselit ka me perfundue.

Kështu ka thanë nënkryetari i PDK’s, Rexhep Hoti, derisa ka komentue idenë e partive opozitare, se Veseli ka me u tërheqë edhe pa iu plotësue kushti për votimin e Haradinajt për kryeministër.

“Kushti i vetëm ishte që institucionet nuk duhet të bllokohen. Në fakt, kjo ofertë vlen vetëm deri të Mekurën. Mandej të shohim. Kjo asht e vërteta e asaj që asht ba deri tash”, ka thanë Hoti për Express, të Shtunën.