Nënkryetari i PDK’s tregon kur konstituohet Kuvendi dhe kush ka me u kandidue për kryetar

Në seancën e 24 Gushtit pritet që me ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Po atë ditë edhe propozohet Kadri Veseli për Kryeparlamentar nga koalicioni PAN.

Kështu thotë Enver Hoxhaj i PDK’s. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shprehet i bindun se Kuvendi konstituohet të Ejten e ardhshme. E ban të ditun se nuk ka kandidat tjetër për kryetarin e Kuvendit përveç Kadri Veselit.

“Po! Atë ditë kemi me propozue kandidatin për Kryetar të Kuvendit që asht zoti Veseli dhe kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, që don me thanë bahet konstituimi i Kuvendit”, asht shprehë Hoxhaj për Express, derisa nuk ka preferueme folë nëse i kanë sigurue numrat për seancën e radhës të gjashtën me radhë.