Nënkryetari i Prishtinës e jep nji lajm interesant për autobusat

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thanë që autobusat e ri që janë prezentue sot nga komuna kanë me qarkullue çdo shtatë minuta.

“Trafiku Urban deri në fund të vitit të ardhshëm ka me i pasë 350 punëtorë, kurse tash i ka 120 punëtorë”.

“Kontigjenti tjetër i autobusave vjen mes datave 23-25 Kallnor. Me ardhjen e 15 autobusave tjerë, kemi flotën e plotë për me i operue në linjat 3 dhe 4, ku ka me pasë autobusa çdo shtatë minuta”.