Nënshkruhen tri marrëveshje me Slloveninë

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka nënshkrue në Lubjanë tri marrëveshje me Ministrin e Drejtësisë së Sllovenisë, Goran Klemencic, në laminë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Marrëveshjet e nënshkrueme janë: Marrëveshja për Ndihmë juridike të ndërsjellë në çashtjet penale, Marrëveshja për ekstradim dhe Marrëveshja për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve.

“Nënshkrimi i tri marrëveshjeve me Slloveninë, në laminë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, asht vazhdim i bashkëpunimit të shkëlqyem në mes të ministrive dhe dy shteteve tona”, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe shtoi se kështu, plotësohet edhe legjislacioni dedikue fuqizimit të zbatimit të ligjit.

“Me Marrëveshjen bilaterale për Ndihmë juridike të ndërsjellë në çashtjet penale ka me u rritë efikasiteti në bashkëpunim juridik mes dy vendeve, tue thjeshtue procedurat e egzekutimit të kërkesave për ndihmë juridike mes Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë”, tha Hoxha.

Marrëveshja për Ekstradim, ka vazhdue ministrja, harmonizon dhe shpejton procedurat e ekstradimit të personave mes Kosovës dhe Sllovenisë. Ndërsa, me Marrëveshjen për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve, simbas Hoxhës zbatohen vendimet e gjykatave të të dyja vendeve.

klen