Nënshkruhet kontrata për studimin e fizibilitetit të Trepçës

Sot, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nënshkrue kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë me renome botnore Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale për zbatim të studimit të fizibilitetit të Trepçës me orientim strategjik për zhvillim të saj, me çmim prej 598,920 (pesëqind e nandëdhetë e tetë mijë e nandëqind e njizet) euro.

Kontrata ishte e parapame të nënshkruhej në fillim të muejit Korrik, por, lidhja e kontratës asht shty, për shkak të nji ankese në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Studimi i fizibilitetit shtrihet në dy fusha, në zhvillimin e matutjeshëm të Trepçës tue u mbështetë në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznisore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe ka me ofrue rekomandime për qasje strategjike lidhun me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtueme”, thuhet në komunikatën e AKP’s.

Veç tjerash, ky studim ka me ofrue rekomandime lidhun me alternativat ma të mira për revitalizim dhe transformim të Trepçës, po ashtu ka me ju ofrue investitorëve potencialë të dhanat e nevojshme dhe informacione për investimet e ardhshme.