Nënshkruhet marrëveshja e re në mes të Kolumbisë dhe FARC

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos ka nënshkrue të Ejten, marrëveshjen e rë të paqes me lëvizjen ma të madhe të rebelëve në vend me synimin për m’i dhanë fund armiqësive prej më shumë se gjysë shekulli.

Presidenti Santos dhe Rodrigo Londono, lideri i Forcave të Armatosuna Revolucionare të Kolumbisë (FARC) nënshkruen nji marrëveshje prej 310 faqesh në Teatrin historik Colon të Bogotas – pothuej dy muej mbasi nji marrëveshje fillestare u kundërshtue në referendum.

Mbas nënshkrimit, ata shtrënguen duert dhe brohoritën “Po na mundemi!”

Në përleshjet disa dekadëshe në Kolumbi kanë vdekë mbi 260 mijë njerëz dhe mbi 45 mijë të tjerë janë të zhdukun.