Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – FRONTEX, për menaxhimin e kufijve

Ministri i Punëve të Mbrendshme te Kosovës, Skender Hyseni dhe drejtori egzekutiv i FRONTEX, Fabrice Leggeri, kanë nënshkru sot në Varshavë Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional në aktivitetet e menaxhimit të kufijve.

Kjo asht marrëveshja e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Europian.

Me këtë marrëveshje, Kosovës dhe FRONTEX-it, iu mundësohet bashkëpunim i ngushtë operacional në fushat që lidhen me menaxhimin e kufijve siç janë: – luftimi i migrimit të paligjshëm dhe krimit tej kufitar, përmes kontrollit të kufijve; këmbimi i përvojave më të mira në fushën e menaxhimit të kufirit; këmbimi i informatave që do të ndihmojnë Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së të përmirësojnë menaxhimin e kufirit;- zhvillimi i strategjive parandaluese dhe metodave menaxhuese për definimin e prioriteteve sigurisë së kufirit; pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në analizat e përbashkëta të riskut; hartimi dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, të financuar nga BE-ja, për avancimin e menaxhimit të kufijve, etj.”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja e nënshkrueme sot asht e nji rëndësie të veçantë në rrafshin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në këto mekanizma.