Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Maqedoni për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova e Maqedonia kanë nënshkrue edhe nji marrëveshje të re dy-palëshe në mes dy vendeve, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq,njofton kumtesa nga MPJ

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u ba nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj dhe zavendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo marrëveshje asht vlerësu si shumë e randësishme nga përfaqësuesit politik të dyja vendeve, mbasi që ka me lehtësue lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufinit.

“Sot asht nji ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, mbasi asht nënshkrue nji Marrëveshje që hap edhe nji derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka krye të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, ka thanë U.D. Ministri Demaj, mbas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vlerësim të ngjashëm për randësinë e kësaj Marrëveshje ka ba edhe zavendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

“Asht ditë e randësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, mbasi ka me shkurtue rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në nji afat shumë të shkurtë me finalizue këtë projekt ”, tha Toqi.