Nënshkruhet marrëveshja, O’Connell: Shteti s’bahet me nepotizëm!

Në hollin e Kuvendit të Kosovës asht nënshkrue Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit dhe Qeverisë, i cili i dedikohet fuqizimit dhe pamvarësimit të bordeve të Agjencive të Pamvaruna.

Me këtë rast, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tue i komentue publikimet e përgjimeve të fundit të bisedave të Adem Grabovcit, Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’s, ka thanë se shteti s’mund të krijohet e as me funkcionue me nepotizëm.

“I kemi ndigjue përgjimet e fundit dhe due të them që shteti nuk funksionon kështu, me nepotizëm. Kjo shkon në dam të Kosovës. Askush nuk e beson se në Kosovë mund të punësohet dikush në bazë të meritave”, ka thanë O’Connell.