Nënshkruhet vendimi – Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në Maqedoni

Qeveria maqedonase në seancën e së Premtes ka miratue projetligjin për përdorimin e gjuhëve. Kështu, projektligji në fjalë që ishte pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeveritarë mori dritë jeshile dhe si i tillë ka me u dergue në Kuvend për procedurë të matejshme.

(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.

(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.

Megjithatë, simbas Ligjit në fjalë, shqipja nuk përdoret në bankënota, por vetëm simbolet e kultit ku kane me reflektue edhe ato shqiptare, ndërsa sa iu përket uniformave, kane me qene në shqip atje ku janë 20% shqiptarë, por jo në të gjitha uniformat e ushtrisë.