Nëse AKR’ja ka me mbështetë PAN’in, kjo ka me qenë marrëveshja për Labinot Tahirin në Ferizaj

Nëse Aleanca Kosova e Re ka me u ba pjesë e koalicionit PAN dhe ka me formue qeverinë së bashku, atëherë Labinot Tahiri ka me dalë si kandidat i AKR dhe i PAN për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Tetor.

Simbas burimeve të Klanit, nji nga kushtet e AKR për PAN’in asht që Labi me qenë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Nëse nuk e ka këtë përkrahje, Tahiri ka thanë se nuk ka me garue hiq për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i kangëtarit për m’i hy politikës.