Nëse Haradinaj bahet Kryeministër, qe cila parti prej PAN’it e humb nji deputet

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, që garoi në koalicionin PAN në zgjedhjet e 11 Qershorit, ka marrë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Por, nëse koalicioni PAN arrin me i sigurue numrat për formimin e Qeverisë së re, e Ramush Haradinaj bahet Kryeministër, AAK ka me humbë edhe nji deputet në Kuvend, shkruen Gazeta Metro.

Në atë rast, deputet kishte me u ba Nait Hasani, i cili asht kandidati që asht në listën e pritjes nga PAN’i e që ka marrë 9,588 vota.

Koalicioni PAN ka marrë 39 deputetë në legjislaturën e ardhshme.