Nëse ju kafshon gjarpni, s’ka serum në QKUK. AAK kërkon përgjegjësi nga Kryeministri

Nëse kafshoheni prej gjarpnit rrezikoni edhe me vdekë mbasi në QKUK s’ka serum. Ky medikament që ruen trupin e njeriut nga helmimi në rast kafshimi prej gjarpnit s’asht tue u dërgue në Klinikën Infektive.

Deri tash 15 raste të kafshimit nga gjarpni ndodhen në QKUK. Për këtë kanë reague edhe zyrtaret e AAK’s, të cilët kanë kërkue përgjegjësi nga Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë.

Kryetari i Degës së AAK’s në Prishtinë, Avni Arifi ka kërkue përgjegjësi nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani për mungesën e serumit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në nji status në FB, Arifi ka thanë se nëse dikush vdes nga kafshimi i gjarpnit, atëherë ka me u konsiderue vrasje mbasi zyrtarët e Shtetit s’po e sigurojnë ilaçin që shërben për me lejue helmimin në rast kafshimi nga gjarpni.

“15 raste të kafshimit të gjarprit në Kosovë kurse në Klinikën Infektive nuk ka serum kundër helmit. Në rast se dikush mos e jep zot vdes nga kafshimi i gjarpërit do tē konsiderohet me të drejtë absolute VRASJE. Përgjegjës për këtë neglizhencë është Kryeministri bashkë me Ministrin e Shëndetësisë”