“Nëse ka dëshmi, Thaçi duhet me u gjykue veç në Kosovë”

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit kushtue arrestimit të Nehat Thaçit, ka thanë se në rast se ka bazë se Thaçi ka krye ndonji vepër, atëherë organet e drejtësisë së Kosovës duhet të merren me rastin.

Duhet theksue se, Ministria e Drëjtësisë asht në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më ministrinë e Punëve të Mbrendshme lidhun me rastin e Nehat Thaçit.

“Thaçi duhet të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryeme në Kosovë, nëse ka dëshmi”, ka shtue Hoxha.