Nese vertetohet, asht zbulim epokal…

alzhajmer

Shkencetaret kane arrite me e shnderrue likuren ne qeliza truni qe pulsojne si zemer, tue e perdore tekniken e regjenerimit te kafsheve si salamander, shkruen The Independent.

Ata thone se kjo asht nji metode revolucionare dhe hap shume i randesishem drejt dites kur pacientat me Alzheimer dhe ata me smundjet e zemres kane me i regjenrue pjeset e veta te smuta.

Qelizat e likures se njeriut jane shnderrue ne qeliza staminale – te cilat mujn me krijue çfaredo indi – tue perdor nji koktej me kemikalie. Mandej nji koktej tjeter me kemikalie asht perdore qe po ato qeliza staminale me i shnderrue ne qeliza te zemres, simbas studimit qe u publikue ne revisten Science.
Ma shume se 97 per qind te qelizave kane nis me pulsue e mandej jane marr dhe jane transplantue ne zemren e miut, ku jane zhvillue ne inde te shnosha.

Ne studimin tjeter botue ne revisten Cell Stem Cell, shkencetaret i kane kthye qelizat e likures ne qeliza te trunit me nji teknike te ngjajshme.

Dr Sheng Ding, nga Instituti per Hulumtime Gladstone i San Francisco’s, i cili i ka udheheq keto studime tha:

“Keso metoda na afrojne te dita kur qelizat kane me regjenrue vetveten…Shpresat tona jane se nji dite smundjet si Parkinson dhe pika ne zemer kane me u shnosh tue u regjenerue qelizat e smuta…diçka e ngjajshme si te salamnder, qe gjithmone na ka fascinue”.