Nesër fillon Java e Frankofonisë në Prishtinë

Me nji koncert të Filarmonisë së Kosovë, nesër nga ora 20:00 nis Java e Frankofonisë.

Në nji konferencë për media, Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tregoi detajisht për organizimin e kësaj jave.

Jashari tha se kjo javë asht organizu me mbështetjen e disa ambasadave të hueja në Kosovë, me theks të veçantë nga ajo e Francës dhe Luksemburgut.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Francës,Florenc Nikoliq tue thanë seKosova asht anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, që nga viti 2014, theksoi qëllimet kryesore të kësaj organizate.

Franca asht kontribuesja kryesore e kësaj organizate dhe ka katër misione kryesore e që janë : promovimi i gjuhës frënge dhe diversiteti kulturor dhe gjuhësor, promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbështetja e arsimit – trajnimi profesional dhe arsimit të naltë që mbështetet nga Agjencioni Universitar i Farnkofonisë, që përbahet nga 800 institucione dhe shpresoj që së shpejti edhe universitet kosovare kane me qenë pjesë e këtij rrjeti.

Ky koncert ka dirigjente franceze, Nathalie Marin e cila në nji fjalë rasti tha se simbolika e këtij koncerti qëndron në takimin në mes të komunitetit të artistëve.

Në këtë program kanë me lue edhe autorë që vijnë nga shtete frankofone .