Nesër hyn në fuqi marrëveshja amerikano-ruse për ndalimin e luftimeve në Siri

Nji marrëveshje amerikano-ruse që parashikon nji ndalim të luftimeve nga të dyja palët por që përjashton qytetin e Alepos, ka me hy në fuqi nesër në mëngjes, njoftuen sot burime amerikane, siriane dhe ruse.

Nji armëpushim mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele kishte hy në fuqi me 27 Fror me iniciativë të SHBA’ve dhe Rusisë, por u shpërba ditët e fundit, kryesisht për shkak të luftimeve intensive në Alepo.

Marrëveshja e bme publike sot, përfshine dy fronte nji në veri të rajonit të Latakias, nji bastion i regjimit në perëndim të vendit, dhe në Ghutan lindore, nji rajon rebel në lindje të Damaskut.