Nesër Koalicioni pritet me i kallxue emnat e ri në Qeveri

E Hana e parë e këtij mueji për disa Ministra të Qeverisë aktuale ka me qenë dita e fundit e punës në pozita qeveritare.

Nesër, PDK e LDK pritet me i kallxue emnat e Ministrave që kanë me u largue dhe emnat e ri që kanë me u ba pjesë e Kabinetit të Isa Mustafës. Zyrtarët e dy partive kanë thanë se nuk dijnë asgja lidhun me emnat e atyne që kanë me u emnue dhe as të atyne që kanë me u largue nga pozitat qeveritare.

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka thanë se të Hanën ka me u qartësue dhe kanë me u dërgue emnat e Ministrave të ri te Kryeministri Isa Mustafa. Ai nuk ka kallxue emrat e atyne me arsyetimin se gjithcka ka me u ba me kohë.

Ndërkohë, as në LDK, nuk kanë dhanë ndonji informatë se kush mundet me u largue prej Qeverisë së Kosovës.