Nesër Kuvendi vendos për deklaratën drejtue BE’s për liberalizimin e vizave

Burime të Indeksonline kanë mësue se gjatë ditës së nesërme pritet që anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë te Jashtme të mbledhen në orën 15:00 në mënyrë që të vendosin për versionin përfundimtar të deklaratës, e cila ka me ju dërgue Brukselit për liberalizimin e vizave.

Me këtë deklaratë, Kuvendi synon që me bindë Brukselin në mënyrë që kriteri për Demarkacionin mos me qenë pengesë për liberalizimin e vizave.

Ndërsa, mbetet me u pa nëse deputetët e partive kanë me mujt me u marrë vesh në mes vete në lidhje me Demarkacionin, mbasi opozita ka paraqitë disa kushte për mbështetjen e kësaj deklarate.