Neser mbahen dy seanca, njana vjen e jashtëzakonshme!

Kryesia e Kuvendit ka vendos që të Martën të mbahen dy seanca, n’ora 10:00 dhe n’ora 14:00.

 

Seanca e orës 14:00 do të jetë e jashtëzakonshme dhe ka me u diskutue për Nehat Thaçin.

Kështu bani të ditun Albulena Haxhiu nga  Vetëvendosje.

Ajo tha se Vetëvendosje mbështet iniciativën e deputetit Gëzim Kelmendi që të diskutohet në Kuvend për rastin e Nehat Thaçit, për të cilin institucionet e Republikës së Kosovës nuk po bajnë asgja për lirimin e tij.

Haxhiu tha se kjo asht nji arsye ma shumë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë.