Nesër mbahet mesha e parë në Kishën e Llapushnikut

Të Dielën, më 9 Tetor 2016, në ora 11:00, ka me u ba shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit në Llapushnik të Drenicës.

Ipeshkvija e Kosovës ka ba të ditun se, mbas meshës së shugurimit, të cilën ka me udhëheq ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ka me pasë program kulturor dhe artistik të ansambleve dhe grupeve folkloristike nga tana trevat shqiptare.

Në këtë manifestim të parë në Drenicë kanë me marrë pjesë edhe personalitete nga Gjermania dhe Zvicër si dhe të shumë qeveritarëve, ambasadave dhe e KFOR’it.

Ndërkaq, të Diellave, meshën në Llaposhnik ka me drejtue, Don Marjan Uka.