Nesër mbahet seanca e Kuvendit me 10 pika të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka me mbajtë nesër seancën e radhës plenare nga ora 10:00.

Simbas njoftimit të Kuvendit, seanca e nesërme parashihet me i pasë 10 pika të rendit të ditës, në mesin e tyne edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, pikë që në seancën e fundit nuk kaloi.

Pikat e rendit të ditës janë:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar,
7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,
8. Shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit,
10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.