Nesër mbahet seanca, pa Demarkacionin!

Me gjithë paralajmërimet se gjatë kësaj jave do të mbahet nji seancë ku do të bahej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, siç duket kjo vështirë ka me ndodhë.

Kjo mbasi që, siç asht paralajmërue në nji njoftim të Kuvendit, seanca e paralajmërueme për ditën e nesërme, do të mbahet, por në të kanë me u shqyrtue tri pika tjera të rendit të ditës.

Tri pikat që priten të shqyrtohen janë: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal; shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2015.