Nesër mbledhje urgjente Kryesia e Kuvendit, a po procedohet Demarkacioni me Malin e Zi?

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka me u mbledh nesër urgjent në orën 08:00 të mëngjesit.

Shefat e grupeve parlamentare kane me u takue nesër për me vendos për seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Nuk dihet nëse në këtë mbledhje të thirrun të Mërkurën në mëngjes ka me u vendos se a ka me u ratifikue marrëveshja për Demarkacion kufitar me Malin e Zi, apo jo.

Kujtojmë se opozita ka paralajmërue se ka me pengue ratifikimin e kësaj marrëveshje, e cila asht edhe si kriter për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.