Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit. Çka ka me u diskutue?

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, nesër n’orën 11:00.
Në mbledhjen e radhës të Kryesisë, me kryetarët e grupeve parlamentare, janë parapa për diskutim tri pika. Njana prej tyne, parasheh pregaditjet për seancën e re plenare me 18 pika të rendit të ditës.
Kuvendi, për here të fundit u mbledh të Premten e kalueme, ku u zgjedh Hashim Thaçi President.

 

Rendi i Ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore,
13. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,
14. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
15. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
17. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare,
18. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave