Nesër mundet me u vendos për kodin telefonik të Kosovës

Bisedimet për kodin telefonik shtetnor të Kosovës do të vazhdojnë nesër në Bruksel.
Ministrja Edita Tahiri ka thanë se procesi i bisedimeve nesër ka me dhanë rezultate përfundimtare dhe së shpejti Kosova ka me marrë kodin telefonik ndërkombëtar 383.

Simbas nji komunikate të Ministrisë pa Protofol, në raundin e fundit të bisedimeve, i mbajtun në Bruksel më 2 dhe 3 Gusht 2016, ka pasë përparime në drejtim të përfundimit të hapave drejt marrjes së kodit telefonik shtetnor për Kosovën 383 nga ana e ITU’s.

“Takimi i nesërm në Bruksel ka me synue që të rrumbullaksoj të gjithë hapat dhe për këtë qëllim delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequn nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka me qendrue në Bruksel ku bisedimet do të ndërmjetësohen nga ana e Bashkimit Europian”, thuhet në komunikatë.